Terenc Toçi (9 mars 1880 – 14 mars 1945), jurist, botues, shkrues, dhe nëpunës arbëresh i shtetit shqiptar që pas Kongresit të Lushnjes e deri me pushtimin italian

Më 14 mars 1945 u nda nga jeta Terenc Toçi (1880-1945), jurist, botues, shkrues, dhe nëpunës arbëresh i shtetit shqiptar që pas Kongresit të Lushnjes e deri me pushtimin italian

Terenc Toçi (italisht: [Terenzio Tocci] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help); Strigàri, 9 mars 1880 – Tiranë, 14 mars 1945) ka qenë një agjitator propagandist i çështjes shqiptare në Itali, jurist, botues, shkrues, dhe nëpunës arbëresh i shtetit shqiptar që pas Kongresit të Lushnjes e deri me pushtimin italian. I angazhuar me ngjarjet në Shqipëri që me kryengritjet e pas Hyrrijetit, pas pushtimit italian qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist që ishte legjislativi i kohës. Arsye për të cilën me mbarimin e luftës, pas marrjes së pushtetit nga Lëvizja Nacional-Çlirimtare u arrestua dhe u gjykua nga Gjyqi Special i dënuar me vdekje, pushkatohet.

U lind në Strigari të Kalabrisë më 9 mars 1880, i biri i Paolos dhe Anna Maria de Vulcanis.[1] Mësimet e para i bëri në kolegjin e Shën Mitër,[2] prej ku u përjashtua për shkak të qëndrimeve të tij progresiste.[1]

Më 1901, kur ishte student, botoi broshurën me emrin “Questione Albanese” (Cosenza, 1901), duke divulguar të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. U diplomua për drejtësi në Universitetin e Urbinos më 1904,[3] që andej u vendos në Romë, ku zhvilloi propagandë politike në partinë maciniane, ku themeloi dhe botoi disa të përkohshme së bashku me revolucionarin Manlio Bennici.

Më 1908-1909 shkoi nga Hemisfera Perëndimore, nga Buenos Airesi, Montevideo, Rio de Janeiro e deri në Philadelphia, New York e Chicago, duke takuar kolonitë shqiptare e arbëreshe duke mbajtur fjalime për të fituar mbështetje që të lirohej Shqipëria prej zgjedhës osmane.[2] Në New York njihet me të shoqen e tij të ardhshme, Clementina Romano.[1]

Gjatë trazirave që pasuan rivendosjen e kushtetutës osmane më 1908, masat represive të qeverisë xhonturke çuan drejt fushatave për mbledhjen e armëve që shkaktuan ndër të tjera edhe Kryengritjen e 1911. Qarqe të ndryshme ndiqnin ndodhitë në Shqipëri me vite, dhe me këtë rast gjenerali Riciotti Garibaldi propozoi formimin e një njësie vullnetare për mbështetjen e shqiptarëve.[4] Në ujdi me Garibaldin dhe Këshillin Arbëresh të Italisë, Toçi u nis drejt viseve shqiptare për t’iu bashkuar kryengritjeve,[2] dhe më 26 prill 1911 tuboi Kuvendin e Fanit që nxorri qeverinë njëditëshe të Kimzës,[4] që u shua për shkak të pengimit të ndihmave nga qeveria Giolitti.[5] Kësodore u kthye në Itali korrikun e 1912,[2] i mbikëqyrur nga autoritetet italiane që të mos shkaktonte incidente tjera diplomatike.[1]

Më 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtës, prej ku u kthye në Shkodër, ku themeloi gazetën “Taraboshi” (1913), e përditshmja e parë politike në Shqipëri. Me anë organit të tij të shtypit u angazhua me një fushatë që trazoi praninë diplomatike italiane në qytet dhe më 1914 kërkuan largimin e tij.[5] U kthye në vendlindje ku u izolua gjithnjë nën mbikëqyrjen prej autoriteteve italiane. U nënshkrua vullnetarisht që të shërbente në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore.[6] Gushtin e 1920 mërgoi përfundimisht në Shqipëri, ku nisi veprimtarinë e tij si avokat dhe u thirr të shërbente në detyra shtetërore.[5]

Më 1921 u emërua prefekt i Korçës, pas një viti në shkurt u caktua përkohësisht të mbulonte shërbimin diplomatik si konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Egjipt. Më pas në qershor qe drejtor i zyrës së shtypit të qeverisë. Nën kujdesin e tij nisën të funksionojnë në Tiranë Agjensia e Shtypit Stefani dhe Agjensia Telegrafike Italiane.[3] Pas zgjedhjeve të 1923 u zgjodh deputet i Shkodrës,[1] dhe më 1925 kryetar i Gjykatës së Kasacionit dhe më 1927 sekretar i përgjithshëm i presidencës.[5] Pas shpalljes së monarkisë, Toçi prej bindjeve republikane dha dorëheqjen nga çdo posti i vet. Pas një periudhe ftohjeje, më 1937 u ftua që të merrte pjesë në qeveri duke kryesuar ministrinë e financave, gjë të cilën e pranoi.[3]

Pas pushtimit italian aderoi për bashkimin e kurorave të dy vendeve, pranoi detyrën si kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist (1940-42) dhe me çarmatosjen e njësive ushtarake italien nga ana e Wehrmacht (8 shtator 1943) u aktivizua për të ndihmuar italianët e mbajtur në territorin shqiptar. Ngeli në Shqipëri ku pas marrjes së pushtetit nga Lëvizja Nacional-Çlirimtare në Tiranë, u arrestua dhe prillin e 1945 u dënua nga gjykata speciale me pushkatim,[5] mendohet se vendi i quajtur Kodra e Priftit.[7]

Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.[5]

Vepra
Nëpër ligjëratat e mbajtura në dy Amerikat, Toçi u përpoq të rriste ndjeshmërinë mbi sa e nevojshme ishte t’i kushtohej vëmendje çështjes gjeopolitike të shqiptarëve në mesin e Çështjes Lindore.[8] Më 1912 ai mbajti një kumtesë me temën Turqit në historinë e qytetërimit (italisht: [I Turchi nella storia della civiltà] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) në qerthullin kulturor të Katanxaros dhe më pas në Kozencë, shkurtin e 1912.[9]/Wikipedia

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top