Timo Flloko: Koha ecën e vitet nuk kthehen pas…

Artisti i njohur, Timo Flloko, mes emocionesh shprehu mirënjohjen për restaurimin e Teatrit të Universitetit të Arteve, ku siç rrëfen, ka nxjerrë breza të tërë studentësh me të cilët ka dhënë edhe shfaqje. Ndali gjithashtu tek pika e fortë e sallës, akustika, që i ka ruajtur vlerën kësaj skene, edhe kur mbërriti në kushte të vështira.

“Në këtë Akademi kam punuar gjatë, kam nxjerrë breza studentësh. Kam dhënë shumë shfaqje me ta. Koha ecën e vitet nuk kthehen pas… ne i mbajmë ato mbi shpinë! Po kjo skenë, sot duket më e bukur se kurrë”, u shpreh Timo Flloko, aktor, regjisor e poet.

I rrethuar nga kolegë e studentë, ai shprehu mirënjohjen ndaj Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, dhe realizuesve të saj për vlerat e trashëgimisë që ka ky objekt monument ku edukohen artistët e ardhshëm. Duke ndalur veçmas tek akustika e sallës, si një ndër pikat e forta, që i ka ruajtuar vlerat sallës së koncerteve të neglizhuar për vite.

“Kjo sallë është e mrekullueshme! Do kisha dëshirë të thërrisja dhe pëshpërisja që të shijoja akustikën thuajse të mbinatyrshme të kësaj salle, që është edhe shpirti saj”, shton më tej Flloko.

Universiteti i Arteve u realizua 84 vjet më parë nga arkitekti Gherardio Bosio dhe kjo është ndërhyrja e parë restauruese që është bërë. Restaurimi i Teatrit kushtoi 3.7 milionë euro, 1.7 prej të cilave mbulohen nga TAP ndërsa pjesa tjetër nga Qeveria Shqiptare./shqiptarja

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top