Triumfi i vogëlushes mbi sëmundjen, Historia e Paolës, 9 vjeçares që mposhti kancerin e rrallë

Paola është 9 vjeç. Bashkë me familjen banon në Valias, pranë Tiranës.

Për banesën ku jetojnë prej një viti, i ka ndihmuar Bashkia, pasi shtëpia e tyre në të njëjtën zonë iu shemb nga tërmeti i 2019.

Ndonëse në moshë të njomë, 6 vite të jetës Paola i ka kaluar duke luftuar me sëmundjen e rëndë të kancerit. Sot vogëlushja jeton si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë, por për nënën e saj Liljanën ajo periudhë ka qenë e tmerrshme.

Vetëm 3 vjeç, Paola duhet të përjetonte një tjetër dramë. Flokët e saj kaçurrela dhe të gjata po i humbiste dita -ditës.

Gjatë qëndrimit për një vit në spital prindërit e Paolës janë përballur me humbjen e jetës së disa fëmijëve që vuanin njësoj si ajo nga sëmundja e rëndë.

Liljana është nënë e 4 fëmijëve dhe thotë se vajza e vogël ishte dhuratë e kërkuar nga Paola gjatë kohës që ndodhej në spital.

Një mirënjohje të madhe ata kanë edhe për mjeken që i shpëtoi jetën Paolës.

Por fati nuk I ka lënë pa halle. Sot fatmirësisht Paola gëzon shëndet të plotë, por familja kalon veshtiresi te medha për shkak të pamundësive ekonomike.

Hapesire e Sponsorizuar

Në këto festa fundviti kjo familje kërkon vetëm një dhuratë, të rikthehet nga emigracioni Petriti, kryefamiljari. Ai ka 5 vite që i mungon familjes./abcnews.al