Tronditëse, gjyshja nxjerr nga xhepi vjedhjen e mbesës: U detyrova ta paguaja!

Një fakt tronditës ka dalë nga përplasja mes nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq”. Pas akuzave të Alketës se nëna, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë, kjo e fundit zbulon se mbesa ka vjedhur.

Deklarata e fortë trondit të pranishmit në studion e programit “E Diela Shqiptare në Tv Klan”. Jo vetëm kaq, por Bahrija ka marrë përsipër të paguajë vjedhjen që ka kryer mbesa dhe ka dokumentacionin që e provon këtë.

Bahrije: Po këto? Kush i paguan këto? Vjedhjet që më bëni ju! (Bahrija nxjerr disa letra nga xhepi dhe i vendos në tavolinën e Eni Çobanit). Vjedhjet që bën jot bijë! Kush i paguan këto?

Alketa: Çfarë janë ato?

Bahrije: Çfarë të të dalin e të të kërcejnë!

Eni Çobani: Kjo është e re tani…

Bahrije: Turp të kesh!

Çobani dhe Gjebrea nisin të lexojnë nën zë dokumentin dhe nga pëshpërimat e tyre kuptohet se bëhet fjalë për një shumë marramendëse, 29 milionë lekë. Përveç kësaj shume, Bahrija thotë se mbesa ka vjedhur edhe 1500 euro.

Hapesire e Sponsorizuar

Alketa: Vajza ime punonte në një shtëpi, jemi në anë krushqie dhe ngaqë s’kam mundësi ta ndihmoj, është detyruar dhe ka vjedhur lekë në shtëpi. Po, është e vërtetë!

Bahrije: Turp të kesh!

Alketa: Ama kjo s’ka dhënë nga xhepi, babai im i dha 1000 euro, kështu 1 milionë…

Ardit Gjebrea: Më fal pak. Këtu nga dokumenti që është, unë nuk dua se nuk është etike që ta them, por ju të paktën e pranuat vetë që vajza juaj paska bërë…

Alketa: Po, nuk kam pse të gënjej.

Ardit Gjebrea: Vajza juaj ka punuar në një shtëpi dhe vjedhur një shumë parash që unë e pashë këtu. Këtu, në këtë deklaratë noteriale është që nëna juaj, Bahrija ka marrë përsipër që ta shlyejë…

Alketa: Jo, nuk është e vërtetë!

Ardit Gjebrea: E ke të shkruar!

Alketa: Ka vajtur me babanë, i ati i vajzës ka dërguar 500 euro nga Italia dhe 1 milionë i ka dhënë babai im nga pensioni.

Bahrije: Të lumtë moj të lumtë, të lumtë që mashtron! Po ato që më vodhi në punë? 1500 euro që ia kontrollove çantën dhe i mbajte e nuk m’i dhe mua? Turp të kesh! Jazëk të qoftë që e mhoon të tërë nënën! Turp të kesh! Edhe krahët e mi i ke mohuar tërë jetën!/tvklan.al