“Ujku dhe gomari” – Ezopi

Një tregim nga Ezopi

Një gomar po kulloste në një lëndinë, kur vuri re ujkun që po afrohej dhe bëri sikur po çalonte.

Ujku iu afrua dhe e pyeti se përse çalonte:

Ai iu përgjigj se ndërsa po kapërcente një shkurre kishte shkelur një gjemb dhe i kërkoi ta ndihmonte që t’ia hiqte dhe pastaj mund ta hante i qetë, pa rrezikuar që të çante gojën kur të përtypej.

Ujku, i joshur, i ngriti këmbën gomarit.
Ndërsa po shihte gjithë vëmendje thundrën , gomari me një shkelm në gojë, ia theu të gjithë dhëmbët.

“Mirë mu bë!”, tha ujku.
“Ç’mu desh të ngatërrohem me mjekësinë kur im atë më mësoi zanatin e kasapit

“Ujku dhe gomari” – Ezopi

Hapesire e Sponsorizuar