“Vaçja edhe në diktaturë ka qenë ylli i këngës sonë” – Dritëro Agolli

Për poetin Dritëro Agolli tingujt e këngëve të Vaçe Zelës kanë hyrë në thërrmijat e tokës sonë, por dhe në fëshfërimën e fletëve të pemëve, të kopshteve, kanë hyrë në gurgullimat e përrenjve dhe valët e lumenjve”

“Ajo edhe në diktaturë ka qenë ylli i këngës sonë. Në atë kohë ajo u rrit si këngëtare, u bë këngëtare e vërtetë, këngëtare me kitarë. Pak kemi ne vajza edhe me kitare, edhe me këngë. Ajo ishte shumë kërkuese në çdo këngë që i bënin kompozitorët dhe në çdo varg që i shkruanin poetët”, thoshte Agolli për Vaçe Zelën.

Inva Mula nga ana tjetër ka theksuar se ishte me fat që e njohu këtë artiste të madhe kur ishte fare e vogël.
“Ishte modeli im, ëndrra ime… Të falënderoj dhe do të jem mirënjohëse, Diva jonë absolute”

Tenori shqiptar Saimir Pirgu e ka cilësuar këngëtaren Vaçe Zela “pjesë të pa zevëndësueshme të identitetit tonë kombëtar”.

“Zëri i saj do të kumbojë dhe rrezatojë në çdo zemër shqiptari në jetë të jetëve, sepse është pjesë e pazëvendësueshme e identitetit tonë kombëtar”.

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top