Vajza i kërkon pasurinë, Bahrija:, Jam nënë e torturuar!

Alketa është një vajzë që ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se kërkon të dijë nëse i takon diçka apo jo.

Alketa: Jam 52 vjeçe dhe kam ardhur këtu të di se jam bërë vetë nënë, e bija e kujt jam. Sot jam e përjashtuar nga të gjitha anët nga kjo familje dhe unë dua të drejtën time, që më takon diçka apo jo.

Në insertin e saj, Bahrija shfaqet duke bërë shenja mohuese që i përforcon me fjalët e saj se për sa kohë të jetë gjallë, askush s’ka për të marrë asgjë nga pasuria e saj.

Bahrije: Pasurinë e mamasë s’ka fëmijë të futet asgjëkundi, sa të jem gjallë unë nuk do marrë as kaq! Jo vajza të jetë, por edhe Perëndia të jetë, sa të kem frymë unë, s’ka burrë nëne të marrë asgjë!

Kur të dyja ndodhen përballë njëra-tjetrës, situata mes nënë e bijë nxehet menjëherë. Alketa thotë se nëna shmang çdo komunikim me të dhe e ka hedhur poshtë. Bahrija i jep vajzës atë që quan “përgjigje të merituar” dhe thotë se Alketa “i ka pirë gjakun me shiringë”.

Alketa: Zonja mama apo zonja Bahrije këtu e gjete vendin të vish! Shtëpinë ma mbyll, telefonat m’i mbyll dhe këtu u detyrove të vish se më bëre të vij unë këtu dhe të bëj këtë çështje dhe dua të më thuash të vërtetën në qoftë se jam çupa jote apo jo, këtu! Ta marrin vesh të gjithë populli se më ke hedhur shumë poshtë! Ke dy fëmijë, si në trung edhe të tëra dhe jo një!

Bahrije: Jam plotësisht dakord me fjalët e tua dhe unë jam e detyruar të të jap përgjigjen e merituar!

Ardit Gjebrea: Cila është përgjigjja e merituar?

Hapesire e Sponsorizuar

Bahrije: Përgjigjja e merituar është kjo: jam një nënë e torturuar nga ju, sidomos personalisht nga ty! Të kam rritur dy çupa dhe 6 të pjellët e çupave! Ma ke pirë gjakun me shiringë dhe nuk më ke thënë njëherë “faleminderit moj nënë, të kam patur gjithmonë në krah të djathtë!”

Ardit Gjebrea: E vërtetë?

Alketa: Po e vërtetë, m’i ka mbajtur fëmijët, m’i ka ndihmuar ama në një muhabet që unë kam bërë në shtëpi me familjen, si me babain dhe me mamanë, mua më ka thënë që je shlyer nga mua me lekët që kam ndihmuar fëmijët e tu, që unë nuk e kam detyruar të më ndihmojë fëmijët.

Ardit Gjebrea: Po, por nëna thotë që i ke pirë gjakun me shiringë.

Alketa: Nuk është e vërtetë! Do më dëgjosh me vëmendje se jemi përpara publikut!/tvklan.al