Valbona Selimllari sqaron deklaratën për Xhemi Shehun, E kanë keqkuptuar, e kam shumë zemër

Valbona Selimllari pak javë më parë ka qenë e ftuar në një program, ku ka folur mes tjerash edhe për imitimet që ia bëjnë.

Ajo mes tjerash u pyet për imitimin e Xhemi Shehut në “Portokalli”, ku tha në tërësi që nuk i pëlqen të imitohet.

Ikona e bukurisë shqiptare kishte bërë një shpërthim duke thënë se edhe e kanë talluar.

E pyetur së fundmi nga gazetari Ronaldo Sharka se si qëndron e vërteta, ajo tha se nuk ka asnjë problem me të.

Valbona thekson se Xhemin e ka shumë zemër dhe se njerëzit e kanë keqkuptuar këtë.

“Xhemin e kam zemër. Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, por nuk kam asgjë me Xhemin”, u shpreh ajo.

Zeshkania e habitur shtoi: “Xhemi e ka shumë të qartë se e kam shumë xhan. Për të gjithë ata që kanë keqkuptuar nuk kam asnjë problem me Xhemin. Nuk më pëlqejnë të më imitojnë se është natyra ime”. /Telegrafi/

Hapesire e Sponsorizuar