“Varri Ashikut” – Historia, nga Ermal R. Sela

Varri Ashikut. nga Ermal R. Sela

Dashuria legjendare që ka arritur deri në ditët tona dhe si tregim i diplomatit Austriak Johann Georg von Hahn që mban titullin “Vorri I Ashikut”. Fabula është e thjeshtë,ajo e dy të rinjve të dashuruar që preferojnë me mirë të vdesin se të braktisin njëri-tjetrin.

Ngjarja sipas historianit lokalizohet ne nje fshat të Tiranës. Me pak fjale historia është kjo:
“Një djalë i ri punonte si hyzmeqar tek një bojar,i cili kur dikton se ky i dashurontevajzën e tij e fejon të bijën me një djalë tjetër.
Kur hyzmeqari merr vesh se e dashura e tij po martohej i shfaq bojarit dashurinë për të bijën dhe i kërkon dorën e saj.

Bojari refuzoi dhe e dëboi hyzmeqarin megjithëse ky e paralajmeroi se muk ndaheshin nga njëri-tjertri dhe sikur të vdisnin.
Kur erdhi dita e dasmës dhe krushqit morën nusen gjatë rrugës u shfaq djali i dashuruar i cili u thotë krushqëve:”O krushq të mirë.

Nusja që keni në kale është e dashura ime. Ne i kemi dhenë besën njëri-tjetrit të mos ndahemi kurrë”.
Nusja ngre duvakun dhe thote “O burra trima. Unë nuk jam nusja juaj por e këtij cunit trim.
Krushqit mbetën të habitur por nuk u tërhoqën mbasi zakoni e donte që ta shpinin nusen me doemos në shtëpinë e dhëndrit ku kishte filluar dasma. Por kur krushqit u nisën,djaloshi qëlloi mbi nusen e cila ra e vdekur në tokë. Pastaj djaloshi tha: “Tani na martoni të dyve bashkë këtu dhe i qëlloi vetes”.
Krushqit varrosën të dy bashkë në të njëjtin varr. Dhe në të vërtetë historian thotë se në një pikë anës rrugës së Kavajës,në afëri të Ndroqit. Ndodhet edhe sot nje varr i njohur me emrin Varri i Ashikut dhe pranë tij gjendet një rrap shekullor.

Nje cesmë u ndertua në afërsi të Varrit, që uji me feshfërimën e tij,të qante natë e ditë mbi fatin e dashnorëve të mjerë dhe pranë tij gjëndet një rrap shumë shekullor.

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top