“Vija nga Italia që të kujdesesha për prindërit”, Liliana shtang studion:, Vëllai e kunata thoshin, “ik se…”

Problemi që ka sjellë dy motrat, Lilianën nga Italia dhe Brunën nga Turqia në “Shihemi në Gjyq” është çështja e banesës. Njëri prej vëllezërve të tyre, i cili sot nuk jeton më ka arritur që në një moment kur babai i 9 fëmijëve ishte i sëmurë të përvetësonte dokumentacionin e shtëpisë.

Liliana mendon se Bruna ka qenë në dijeni të këtyre lëvizjeve sepse ajo ka jetuar deri në moshën 58-vjeçare me prindërit ndaj e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Bruna thotë se nuk ka qenë në dijeni sepse në vitin 1996 ndodhej në Itali, ndërkohë vëllai i ndjerë dhe bashkëshortja e tij qëndronin me prindërit. Në këtë pikë, Liliana shton se prindërit kanë patur kujdes prej saj sepse vëllai dhe kunata nuk kujdeseshin për ta.

Liliana: Nuk i bënte hyzmet as mamit, as babit. Shkoja unë me fëmijë të vogël, rrija 3-4 muaj, hanin pinin, mbaronin çfarë kishte për të mbaruar, edhe lekët se m’i sillte burri javë për javë, mbaja familjen, i bëja hyzmet, e kam larë nënën time, babain tim, fëmijën tim njëlloj.

Eni Çobani: Bravo! Bravo kush i shërben prindërve deri ditën e fundit të jetës, është jo vetëm dashuri por edhe sakrificë e jashtëzakonshme kështu që bravo nëse i ke bërë të gjitha këto, i ke bërë për prindërit e tu! Bravo! Por kjo nuk do të thotë që ju detyrimisht duhet të kërkoni pjesë, më fal që jua them.

Liliana: Unë e kam për krenari që i kam mbajtur prindërit e mi…

Eni Çobani: I ke mbajtur prindërit por ata ishin në shtëpinë e vet, s’i ke mbajtur në shtëpinë tënde.

Liliana: Jo, jo unë vija nga Italia.

Eni Çobani: Vije nga Italia është tjetër problem.

Hapesire e Sponsorizuar

Liliana: Rrija 3 muaj, 4 muaj dhe i bëja hyzmet. Ata hanin, pinin, mbaronin lekët e mia, mbaronin ushqimin sepse unë shkoja me makinë nga Bari-Tiranë dhe pastaj më thoshte vëllai me nusen e vëllait “ik se na mërzite! Kur do ikësh ti?”/tvklan.al