Aktorja e njohur tregon se punonte në McDonald’s për të mbajtur familjen
Aktorja amerikane, Andie MacDowell, përpara famës dhe karrierës së suksesshme të aktrimit, punonte në McDonald’s për të mbajtur familjen e saj.
Ajo u rrit në Karolinën e Jugut dhe për shkak të ngjarjeve që shënuan fëmijërinë e saj, ajo zhvilloi një neveri ndaj alkoolit.
Përkatësisht, nëna e saj Pauline Johnston ishte një alkoolike e cila u divorcua nga burri i saj kur Andie ishte vetëm gjashtë vjeçe.
“Më kujtohet kur mami dhe babi firmosën disa letra, pas së cilës babai i paketoi gjërat dhe u largua. Unë kurrë nuk qava për shkak të divorcit të tyre, u përpoqa të jem e guximshme dhe e fortë, gjithçka sepse e dija që në moshë të vogël se sa e brishtë ishte nëna ime”.
“Ajo më adhuronte dhe unë e adhuroja atë, por ajo ishte një alkoolike dhe nuk dinte si të kujdesej për mua dhe motrën time 18-muajshe, Beverly-n”, kujtoi Andie MacDowell në atë kohë.
Sapo u rrit mjaftueshëm, Andie gjeti punën e saj të parë – ishte në McDonald’s, ku punoi me të ëmën.
Aktorja e njohur u përpoq me të gjitha forcat për të ndihmuar nënën e saj, kërkoi ndihmën e mjekëve dhe e vetmja gjë që i thanë ishte se do të jetonte në këtë mënyrë jetese edhe për pesë vite të tjera. /Telegrafi/
No Comment! Be the first one.