Aktorja e “Një dashuri” tregon për herë të parë sëmundjen e saj!
Ceren Yalazoğlu Karakoç është aktorja e cila luan rolin e Nursemës në “Një dashuri”. Kohët e fundit ajo është përballur me gazetarët teksa kishte vendosur syze dhe ishte pa grim.
Aktorja tha se mban gjithmonë syze dielli, edhe kur nuk ka diell pasi vuan nga një sëmundje. Madje tha se kolegu i saj dhe miku i ngushtë Serkan, i cili luan rolin e Umutit në serial tallet me të.
“Unë mbaj syze dielli jo për të mos u njohur, por sepse kam një sëmundje. Kam një sëmundje të syve. Serkan gjithmonë më tall duke thënë: “Ti vendos syze edhe kur errësohet’… Unë i vendos edhe kur koha është e vrenjtur.”, tha aktorja.
No Comment! Be the first one.