Komedia sentimentale “Nuk do të gënjejmë më kurrë” vazhdon të mirëpritet publiku kryeqytetas.
Shfajet e saj vijuan edhe këtë fundviti në ArTurbina.
“Nuk do të gënjejmë më kurrë” është një komedi e shkruar nga Eric Assous, me dy personazhe të interpretuara nga Ema Andrea dhe Artan Imami. Komedia fitoi çmimin “Molier” për vitin 2015.
Mariane dhe Serge janë një çift të cilët edhe mbas 25 vitesh martese janë të dashuruar dhe jetojnë në harmoni, por një aksident i vogël e pa pasoja do të trondisë jetën e tyre. Një mëngjes makina e Marianës përplaset nga kushuriri i një ish-komshijeje të çiftit. Një rastësi që rizgjoi te Mariane dyshimin e vjetër se Serge kishte pasur një marrëdhënie me të, para martesës, por që ai e kishte mohuar gjithnjë.
E ndërtuar si një thriller policesk, si një hetuesi që shkakton jo pak të qeshura, publiku sheh se sa dhe deri kur Serge do të durojë në këtë situatë. Më në fund pyetja nëse është apo jo më mirë që në çift të mos ketë sekrete apo genjeshtrat janë çimentoja që i zgjat jetën një martese, merr një përgjigje sa argëtuese aq edhe befasuese.
Shfaqja do të vijë për publikun edhe sonte, në ArTurbina.