Kujtojmë 75 vjetorin lindjes të aktorit Mina Koxhaku, nderim e respekt
Mina Koxhaku, një prej figurave të spikatura të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare, do të përkujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt për kontributin e tij të vyer në pasurimin e kulturës sonë. Në këtë 75-vjetor të lindjes së tij, kujtojmë me krenari rolet e tij të paharrueshme dhe përkushtimin ndaj artit.
Koxhaku ka qenë një aktor i shquar, i cili e ka sjellë jetën dhe emocionet në ekran dhe në skenë me një mjeshtëri të veçantë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e publikut shqiptar.
Ky jubile është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi trashëgiminë që ka lënë pas dhe për të shprehur mirënjohjen tonë për pasionin dhe përkushtimin e tij në art. Nderim dhe respekt për Mina Koxhakun!
Mina Koxhaku (1950-2013). Aktor. Lindi ne Berat, me 1 janar. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, me 1973, filloi pune ne teatrin “Bylis”* te Fierit, deri ne vitin 2000, kur doli si aktor i lire.
Ka luajtur shume role ne kete teater dhe eshte dalluar per krijimin e karaktereve origjinale: figura te rinjsh gazmore, njerez me sjellje te shpenguara, te moshuara, fshatare te urte e ironike, si ne shfaqjet Keshtu te dua, Shoku Niqifor, Stine e merzitshme ne Olimp, Gomone etj. Nje nga figurat mbreselenese te tij ishte ajo e mullixhiut plak ne dramen Gjemimi i atij dimri e Teodor Lacos*, ku u nderthuren gjakimi per te vizatuar nje karakter te mevetesishem, me perjetimin dramatik te casteve te veshtira, deri heroike, perballe vdekjes.
Ne aktrimin e tij pergjithesisht spikatin veprimet e shpenguara dhe tonet humoristike, te perthyera nen nje pershtatshmeri aktoriale organike, qe shoqerohet me befasime te kendshme, natyrshmeri, thjeshtesi e spontanitet. Ka luajtur dhe ne 7 filma, nder to te “Shtepia jone e perbashket” (Vaso), “Dritat e qytezes” (Seferi), “Lundrimi i pare” (Petro), “Shirat e vjeshtes” (Beni – projektus), “Shpresa” (brigadier Vasili) etj. Nga viti 2005 deri ne vitin 2013 viti qe u nda nga jeta ishte punonjes ne Qendren Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori”, Tirane.