Data 4 janar shënon edhe ditëlindjen e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të skenës dhe ekranit Fatos Haxhiraj
FATOS HAXHIRAJ (“Artist i Merituar”)
/Lindi në Tiranë më 4 Janar 1943/
Aktori dhe rregjizori i mirenjohur i skenes shqiptare, lindi në Tiranë më 4 janar të vitit 1943 .Ai eshte pjesë e një plejade të shquar të artit shqiptar. Mbasi diplomohet në ILA në degën e dramës ne vitin 1966, emërohet aktor në Teatrin Popullor, pikerisht nje vit me pas (1967). Pedagogët e Fatosit kane qene emra te medhenj si Kujtim Spahivogli, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka. Me vone ai punon vete si pedagog për 16 vjet me radhë prane Akademise se Arteve te Bukura.
Motoja e tij ka qene : “Puna fillon me disiplinën artistike, që është germa “A” e këtij profesioni. Janë disa faktorë që realizojnë këtë disiplinë artistike: serioziteti, studimi, kultura individuale qoftë e regjisorit, qoftë e aktorit, talenti dhe bashkëpunimi i ngrohtë midis regjisorit dhe aktorit”. Ne vitin 1981, pasi kreu studimet per regjisure, u emerua regjisor prane Teatrit Kombetar. Ne vitin 1991 është specializuar per regjisure ne Itali.
Ka interpretuar mbi 40 role ne Teater, ku është shquar si interpretues i karaktereve te ndryshme ne pjese si “Fytyra e dytë” ne rolin e Aleksit, “Arturo Ui”, “Diell mbi kastër”, “Doktori pacient”, “Mbas dy vjetësh”, “Njeriu qe pa vdejkjen me sy”, “Cuca e maleve”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Shenomeni dhe mua”, “Furrnalta”, “Epoka para gjygjit”, “I pazevendesueshmi”, “Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “Viti 1961”; “Komunistet” etj.
Gjithashtu, si regjisor ka vene në skenë me shumë sukses një sërë veprash nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore, si p.sh “Njerez te afert”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Gryka e nëmur”, “Pas provimit të fundit”, “Shtëpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Martesa e nje avokati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Pas vdekjes”, “Kush e solli Doruntinën”, “Darka e gabuar” etj. Ka bashkepunuar si regjisor me Pirro Manin si ne dramat: “Besa e madhe”, “Prometeu”, “Udha e flamurit”, etj.
Ka interpretuar disa role edhe ne kinematografi nga ku mund te permendim: “Njësiti guerril” (1969); “Oshëtime në bregdet” (1966); “Monumenti” (1978) ; “Gjenerali i ushtrise se vdekur” etj; Ka qenë një ndër aktorët që ka pasur fatin e madh të luajë përkrah ikonave të skenës shqiptare, si: Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Prokop Mima, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Besa Imami, Drita Pelingu, Marie Logoreci e shumë artistë të tjerë;
Fatos Haxhiraj gjithashtu ka bashkepunuar dhe interpretuar edhe me rregjizore dhe aktore te huaj ne Itali e Zvicer. Ne vitin 2010 ka sjellur per spektatorin shqiptar Teatrin “Darka e gabuar” dramatizim simbas romanit te Ismail Kadarese. Per punen e tij si artist është vleresuar me cmime te ndryshme dhe mban titullin “Artist i Merituar”.
Eshte bashkeshorti i aktores Drita Haxhiraj. Aktualisht jeton me familjen e tij në Itali qe prej vitit 1992