Nëna, biri emigrant dhe postieri…
Në një fshat të thellë e të braktisur nga shumica e njerëzve, jetonte e vetmuar një grua tejet e moshuar. “Nëne, djali ju ka dërguar disa të holla”, i tha postieri të moshuarës e cila qëndronte ulur në shkallët e shtëpisë së saj dhe i zgjati zarfin. Sytë e nënës shndritën nga gëzimi sapo e pa postierin. “Djalë më jep pak telefonin tënd të flas me tim bir si fillim”, tha nëna. “Nënë nuk kam kohë, pse ma kërkon gjithmonë këtë?”, i tha postieri dhe po bënte të largohej.
Por nëna iu përgjërua dhe i tha se nuk do ti hante shumë kohë, vetëm sa ta pyesë a është mirë. Postieri ia dha telefonin dhe i tha: Urdhëro, por mos fol shumë. Gruaja e moshuar foli një minutë dhe ia ktheu postierit telefonin. Lumturia dukej qartë në fytyrën e saj të mbuluar nga rrudhat. Ajo i numëroi paratë që ishin fiks 100 dollarë dhe hoqi 10 prej tyre për të ia zgjatur postierit. “Nënë nuk ke pse e bën këtë gjithmonë”, u mundua ai t’ia refuzojë paratë.
Por ajo ishte e vendosur dhe i tha: Unë e përdora telefonin tënd dhe kjo kushton, prandaj mbaji këto para. Ishte e pa mundur të veproje ndryshe, kështu që postierit nuk i mbeti zgjidhje tjetër vetëm se ti merto ato 10 dollarë. Nëna e kërrusur u fut brenda në shtëpi duke e uruar dhe bekuar postierin. Disa hapa më tutje, postieri ia dha 10 dollarët një burri i cili mundohej të shiste disa nga perimet e tij të bahçes. Shitësi i tha: Vëlla, pse e bën këtë? “Çfarë po bëj?”, e pyeti postieri.
“U bënë gjashtë muaj që më paguan për të folur në telefon me atë grua të moshuar”, tha shitësi. Postieri psherëtiu dhe iu përgjigj: Prej disa vitesh djali i saj u largua në mërgim dhe për çdo muaj i dërgonte asaj nga 100$ nëpërmjet meje. Por ditën që kam filluar të të paguaj ty, djali i saj vdiq nga një infeksion dhe në zarf nuk ishin më paratë si gjithmonë, por një letër e cila njoftonte të moshuarën për vdekjen e të birit.
Nuk munda ti jepja asaj nëne të moshuar hidhërimin për humbjen e të birit, prandaj vendosa që paratë ti fusja nga xhepi për çdo muaj dhe të të paguaj ty të shtiresh si djali i saj. Ajo nuk ka më njeri tjetër, është e vetme dhe i ka mbetur shumë pak jetë. Më vjen keq që ti kalojë ditët e fundit e mbytur në hidhërim. Pas disa muajsh të tjerë, postieri me shitësin u ndalën së takuari njëri tjetrin.
Na ishte dikur…