43 vjet më parë, në 19 shkurt të vitit 1981, iku nga jeta vajza e bukur, poetja e re, Drita Çomo
̧, ̈ ̈ ̈̈
#Sisot si 43 vjet më parë, në 19 shkurt të vitit 1981, iku nga jeta vajza e bukur, poetja e re, Drita Çomo.
Në kujtim të saj Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, zbardhi në vitin 2024, për herë të parë për publikun dosjen e survejimit që Ish-Sigurimi i Shtetit krijoi për gjimnazistes 16 vjeçare, internuar në moshën 2 vjeçare.
Ajo lindi në Tiranë në 19 mars të vitit 1958. Në nëntor 1960, me dënimin politik të nënës së saj, Liri Belishova dhe dënimit të të atit, Maqo Çomo, të dy ish-funksionarë të pushtetit komunist, viktima të luftës e së brendshme të Partisë se Punës, ajo i internua në Kuç të Vlorës e më pas në Progonat të Kurveleshit.
Internimi vijoi në Cërrik, ku dhe mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të sëmundjes së rëndë dhe të keqdashjes, nuk arriti të kryente maturën.
Vdiq fill e vetme në moshë fare të re, më 19 shkurt 1981, në Spitalin Onkologjik të Tiranës, ku as në grahmat e fundit nuk iu lejua që të kishte pranë të ëmën. Ajo la të shkruar një ditar, i cili është dëshmi për ngjarjet e ndodhura në izolim si dhe dhjetra poema e poezi të shkruara në vitet 1975-1981.
Të dhënat dokumentare tregojnë se dokumenti 2A u hap për të në moshën 16 vjeç kur ndiqte mësimet në vitin e dytë të gjimnazit në qytetin e Cërrikut.
Survejimi i famijes dhe të dhënat me Teknikë Operative (përgjim të bisedave nëne e bijë në shtëpi) ishin të mjaftueshme, sipas sigurimit që Drita Çomo të vendosej në përpunim paraprak për agjitacion e propagandë.
Ndaj saj u hartua dhe miratua edhe plani i masave agjenturalo-operative”, ku në bashkëpunin përfshiheshin edhe nxënës të klasës së saj, të cilët raportonin për mendimet jashtë klisheve ideologjike dhe referatet që Drita krijonte sipas temave të orës së letërssië, apo edhe të fizikës.
Në datën 1.4.1977 merret vendimi për arkivimin e dosjes 2A për shkak të sëmundjes. Por përsëri tre vjet më vonë ndërsa lëngonte në shtratin e vdekjes në 30.11.1980 jepet vendimi për ta marrë në përpunim 2B me asyen se shfaq tendencën “për agjitacion e propagandë armiqësore, për drejtimin antiparti duke marrë masa për kontrollin e saj.”
Me vdekjen e saj dosja arkivohet në datën 18.3.1983.”
Referencat: Arkiva e autoritetit, Fondi operativ ,Dosje formulare nr. 3497-A,, për shtetasen Drita Maqo Çomo, Dosja e përpunimit për shtetasen Lirie Belishova kategoria 2A, dhe Fondi Grupet- dokumenti “Shtriga” në ngarkim te Liri Belishovës.
#DritaÇomo #AutoritetiDosjeve ##GentianaSula #MësojmëngaeKaluara #KalendariKujtesës #ArkivaDigitale
GGentiana Sula Faqja ZyrtareGentiana Mara Sula