Një nga mesazhet më të bukura dërguar nga Elizana Xhameta të cilën e përshëndesim dhe e falenderojmë për këto kujtime të përbashkëta që ndau me ne …
“…Ishin vitet kur ishim shumë social…, njiheshim me familjet, që bënin plazh në të njëjtën periudhë bashkë me ne, të nesërmen e mbërritjes tonë…, kur miqësia jonë ishte shumë e sinqertë…, gatuanin prindërit tanë e uleshim në verandë e shkëmbenim bashkë me komshinjtë gatimet tona e të tyre…,
kur nuk kishim brenga dhe luanim të shkujdesur në rërë, në bregdet, dhe zhysnim njëri-tjetrin në det pa pasur merakun se mund të pinim ujë deti nqs përpara apo në krah tëndin do të notonte ndonjë “nëndetëse jashqitëse”…, kur të gjithë kishim të njëjtat çadra plazhi…, ose katër hunj druri me një çarçaf të lidhur në të, si tendë dielli…, kur vinim mga një çarçaf apo basëm në rërë në vend të peshqirëve që kemi sot…,
kur luanim me letra e domino poshtë çadrës apo nën diell dhe harronim që digjeshim e bëheshim si speca të kuqe…, kur bënim xhiron përgjatë bregdetit nga Teuta, Apollonia, Hekurudha e deri tek gardhi i gardës tek Iliria…, kur hypnim mbi urë e hidheshim në det…, kur bënim xhiro me anijen përgjatë detit…, kur shkonim në pistat e Hekurudhës dhe Ilirisë darkave…, kur të gjithë kishim nga një radio “Iliria” dhe dëgjonim këngët e pavdekshme të viteve të arta të artit shqiptar dhe “Hit Parade” çdo të dielë…, kur flirtonim vetëm me sy dhe ndjeheshim si të zënë në faj…,
kur qumështi na vinte nëpër kabina…, kur hanim kasata e akullore me llahtarë fëminore të paparë…, kur vinte dita që mbaronin pushimet qanim se do ndaheshim nga miqtë që bëmë atje…, kur nuk kishim celular dhe i-pad, por ruanim korrespondencën me miqtë tanë të rinj dhe mezi prisnim kur do të takoheshim përsëri…
Ehhhhh, sa vite të bukura, sa nostalgji, kur të gjithë ishim të njëjtë e çdo gjë kishte shumë lezet… Eh, lumturia ishte e paparë dhe fjala apo ndjenja stress nuk ekzistonte… Faleminderit